Bota

Ramush Haradinaj voton bashkë me bashkëshorten, thirrje qytetarëve: Na presin shumë sfida, ju lutem që të votoni!

14 Shkurt 2021, 09:00 Nga DOSJA
Ramush Haradinaj voton bashkë me bashkëshorten, thirrje

KOSOVË – Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka votuar mëngjesin e sotëm dhe iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të votojnë.

Teksa ishte i shoqëruar me bashkëshorten, Haradinaj votoi  në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli”.


E ushtruam të drejtën tonë për të votuar, i lus të gjithë qytetarët që të votojnë. Na presin shumë sfida përballja me Serbinë, situata me pandeminë, ju lutem votoni të gjithë”, tha Haradinaj pas votimit.

Votimi në Kosovë ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të vijojë deri në 19:00. Qytetarët do të kenë mundësi të shkojnë në qendrat e votimit dhe të hedhin votën e re për zgjedhjen e Kuvendit të ri të Kosovës. Të drejtën e votës e kanë 1 mln 794 mijë qytetarë!

Këto janë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku në garën zgjedhore janë 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora voton ramush haradinaj zgjedhjet ne kosove voton ramush haradinaj zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll