Bota

Voton kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti: Sot e kanë fjalën qytetarët e Kosovës

14 Shkurt 2021, 08:56 Nga DOSJA
Voton kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti: Sot e kanë fjalën

KOSOVË– Kreu i lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti ka votuar pak ccaste më parë.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Kurti ka votuar në Fakultetin Teknik në Kosovë.


Sot është ditë e bardhë e ndritshme, ashtu si do të jetë e ardhmja jonë. Qytetarët kanë nevoje për demokraci, institucionet kanë nevojë për legjitimitet, sot kjo nevojë është e drejtë. Kosova si shtet i pavarur këtë të diel i kthehet popullit si burim i sovranitetit, sot duhet të votojmë. Fushata ka përfunduar pardje, sot e kanë fjalën qytetarët”, tha Kurti para mediave.

Votimi në Kosovë ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të vijojë deri në 19:00. Qytetarët do të kenë mundësi të shkojnë në qendrat e votimit dhe të hedhin votën e re për zgjedhjen e Kuvendit të ri të Kosovës. Të drejtën e votës e kanë 1 mln 794 mijë qytetarë!

Këto janë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku në garën zgjedhore janë 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

(kle.mu./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora voton albin kurti zgjedhjet ne kosove voton albin kurti zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll