Bota

Kosova sot në zgjedhje, hapet 30 minuta me vonesë qendra më e madhe e votimit në Gjakovë

14 Shkurt 2021, 08:33 Nga DOSJA
Kosova sot në zgjedhje, hapet 30 minuta me vonesë qendra më e

KOSOVË– Qendra më e madhe e votimit në Gajkovë është hapur  30 minuta me vonesë.

Lajmin e ka bërë të ditur Berat Bejtullahi, menaxher i qendrës së votimit në shkollën e mesme  “Yll Morina” në Gjakovë.

Votimi në Kosovë ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të vijojë deri në 19:00. Qytetarët do të kenë mundësi të shkojnë në qendrat e votimit dhe të hedhin votën e re për zgjedhjen e Kuvendit të ri të Kosovës. Të drejtën e votës e kanë 1 mln 794 mijë qytetarë!

Këto janë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku në garën zgjedhore janë 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll