Bota

“Dita kur flasin qytetarët e jo ne politikanët”, Enver Hoxhaj voton bashkë me bashkëshorten dhe djalin

14 Shkurt 2021, 08:20 Nga DOSJA
“Dita kur flasin qytetarët e jo ne politikanët”, Enver

KOSOVË– Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj është nisur për të votuar.

Ka qenë bashkëshotrja e tij, Remzie Shahini e cila ka publikuar një fotografi bashkë me Enverin dhe djalin e tyre, Lirin, teksa shkruan: “Mirëmëngjesi ?? Rrugës për të votuar”.

Kryetari i PDK-së dhe kandidat për kryeministër, Enver Hoxhaj, votoi në Fakultetin e Filologjisë në Kosovë.

Mirëmëngjesi të gjithëve sot është dita kur flasin qytetarët e jo ne politikanët. Mendoj që sot ata janë para dy opsioneve. Para opsionit të rimëkëmbjes, stabilitetit, apo para opsionit të mjegullës dhe izolimit ndërkombëtar. Vendimi që qytetarët do ta japin sot është verdikti kryesor”, tha Hoxhaj pas votimit.

Qytetarët e Kosovës kanë sot të drejtën e votës! Votimi ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të vijojë deri në 19:00. Qytetarët do të kenë mundësi të shkojnë në qendrat e votimit dhe të hedhin votën e re për zgjedhjen e Kuvendit të ri të Kosovës. Të drejtën e votës e kanë 1 mln 794 mijë qytetarë!

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora enver hoxhaj voton zgjedhjet ne kosove enver hoxhaj voton zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll