Sport

VIDEO/ Manchester City merr fitoren e 16-të rradhazi, “shtyp” Tottenham-in e Jose Mourinhos

13 Shkurt 2021, 19:38 Nga DOSJA
VIDEO/ Manchester City merr fitoren e 16-të rradhazi, “shtyp”

ANGLI– Manchester City merr fitoren e 16-të rradhazi mes kampionatit dhe Kupës. Këtë herë “qytetarët” fituan me shifrat 3-0 ndaj Tottenham, ndërkohë që skuadra e Guardiola-s vazhdon të kryesojë me 7 pikë më shumë se Leicester.

Golin e parë e shënuan me Rodrin, me 11-metërsh, që në minutën e 22-të.Në fraksionin e dytë skenën e rrëmbeu turko-gjermani Gundogan, që mbylli llogaritë me Spurs-at me një dygolësh. Të parin e sigloi në minutën e 50-të dhe të dytin 16 minuta më vonë. Të pafuqishëm djemtë e Jose Mourinhos, të cilët regjistruan humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit në kampionat.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport josë mourinho manchester city tottenham josë mourinho manchester city tottenham

Sondazh

Poll