Sport

Covid-19 godet në familjen bardheblu, humbet jetën ish-presidenti Metush Seferi

13 Shkurt 2021, 17:04 Nga DOSJA
Covid-19 godet në familjen bardheblu, humbet jetën ish-presidenti

TIRANE – Një lajm i hidhur ka pllakosur në familjen e kampionëve të Tiranës. Mësohet se ish-presidenti i bardhebluve të kryeqytetit, Metush Seferi, nuk e ka fituar betejën me virusin famëkeq dhe sot ka humbur jetën, si pasojë e infektimit të tij me koronavirus.

Ai ishte i shtruar në spital prej disa ditësh dhe megjithë përkujdesin e stafit mjekësor nuk arriti të mposhtë sëmundjen, duke kaluar edhe në intubim. 77-vjeçari Seferi e ka drejtuar klubin bardheblu të Tiranës për pesë vite, në periudhën 1993-1998.

Redaksia e “Dosja.al” i shpreh familjes Seferi dhe klubit të Tiranës, ngushëllimet e saj për humbjen e njeriut tyre të dashur…

B.T (Dosja.al)  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ish-presidenti i tiranes metush seferi ish-presidenti i tiranes metush seferi

Sondazh

Poll