Sport

VIDEO/ Insigne i shpëton “lëkurën” Gattusos, Juventusit i “del pija” e kualifikimit në Kupë

13 Shkurt 2021, 19:10 Nga DOSJA
VIDEO/ Insigne i shpëton “lëkurën” Gattusos,

NAPOLI– Napoli ka marrë një fitore të rëndësishme përballë Juventusit për javën e 22-të të Serie A, por jo vetëm kaq, pasi kjo fitore shërben edhe si bonus për trajnerin Gattuso, i vënë në shënjestër nga presidenti De Laurentiis për një shkarkim. Episodi që vendosi takimit ndodhi në minutën e 28-të, teksa në zhvillimet e një goditjeje të lirë, Chellini goditi Rrahmanin, që po tentonte të finalizonte me kokë.

Fillimisht kryesori sinjalizoi për vijimin e lojës, por më pas, i kontaktuar nga zyrtarët në dhomën e VAR-it, vendosi të shihte pamjet e përsëritura, Daniele Doveri tregoi nga pika e penalltisë, ndërsa mbrojtësit veteran bardhezi i tregoi kartonin e e verdhë. Penalltinë e mori përsipër Lorenzo Insigne, që realizoi një gol historik, atë numër 100 me fanellën e Napolit.

Në pjesën e dytë Juventus bëri gjithçka për të ndryshuar fatet e takimit, duke parë që edhe kundërshtari u tërhoq shumë. Megjithë fërshëllima e trefishtë e Doverit bëri që skuadra të shpërthente në festë së bashku me trajnerin Gennaro Gattuso.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus napoli juventus napoli

Sondazh

Poll