Sport

VIDEO / Vllaznia bën detyrën dhe ruan epërsinë plus 6, Partizani dhe Laçi vazhdojnë ndjekjen. Tirana, “lamtumirë” tit

13 Shkurt 2021, 15:30 Nga DOSJA

TIRANE – Me katër ndeshjet e sotme, është mbyllur edhe java e 19-të e Superiores, e para për fazën e tretë. Ishte një javë që i kishte thuajse të gjitha, penallti, kartona të kuq, madje edhe shfaqje të dhunës, si ato të Ballshit që u pane në takimin Bylis-Laçi, ku stadiumi “Adush Muça” u shndërrua në arenë boksi.

Vllaznia bëri detyrën në “Loro Boriçi”, teksa mundi 1-0 skuadrën fierake të Apolonisë. 23-vjeçari Dejan Shehi (57′) ishte heroi i shkodranëve, që rikthehen te fitorja, duke u ngjitur në kuotën e 40 pikëve dhe ruajtur epërsinë nga rivalët.

Të kuqtë e Partizanit arritën një fitore më të lehtë nga sa mendohej. Në pjesën e dytë,  Zhunior (65’), Asani (78’) dhe Lukas (83’), ishin autorët e golave për skuadrën e Dajës, të cilët tani janë vetëm 6 pikë larg skuadrës së Vllaznisë që kryeson kampionatin.

Bardheblutë e Tiranës, mesa duket, sot i kanë mbyllur pretendimin e tyre për ruajtjen e titullit. Ata u mundën 2-0 nga verilindorët e Kukësit, të cilët pasi kaluan në epërsi nga pika e penalltisë prej Ibraimit (17’), në përfundim të ndeshjes, me anë të Limajt (90’+3), shënuan edhe golin e dytë dhe fiksuan fitoren 2-0 ndaj Tiranës.

Sakaq, në “Adush Muça” të Ballshit, pasi përfundoi sherri masiv dhe skuadrat mbetën me nga 10 futbollistë në fushë, Malota (61’) do të shënonte golin e fitores 1-0 për skuadrën kurbinase, e cila pas këtij rezultati vazhdon pretendimet e saj.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bylis java 19 kukesi laçi tirana vllaznia bylis java 19 kukesi laçi tirana vllaznia

Sondazh

Poll