Sport

Premier League: Alison gabon përsëri, Liverpuli “rrëzohet” për 10 minuta në Leister

13 Shkurt 2021, 17:50 Nga DOSJA

ANGLI – Tani, pas humbjes në transfertë 3-1 ndaj Leister, kriza e Liverpulit është e pamohueshme. Pas një pjese të parë argëtuese, me nga një traversë në secilën anë, Salah në minutën e 67-të do të kujdesej për zhbllokimin e “Reds”.

Por kjo nuk mjaftoi. Në 10 minutat e fundit, futbollistët e Klopit u shpërqëndruan dhe hynë në konfuzion. Pas barazimit të Medison në minutën e 78-të, erdhi një dalje e gabuar e Alisonit, që i dha golin Vardit në minutën e 81-të në një portë të boshatisur.

Katër minuta më vonë, Barnes fiksoi rezultatin 3-1 në minutën e 85-të, duke e ngjitur Leisterin në vendin e dytë në Premier League, në ndjekje të Mançester Sitit.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport leistger liverpu; premier league skuadra e klop leistger liverpu; premier league skuadra e klop

Sondazh

Poll