Sport

Brazil, “fabrika” e talenteve po falimenton, ja merr edhe Shqipëria/ Në vendin latin shqetësohen për futbollistët më t

13 Shkurt 2021, 10:55 Nga DOSJA

BRAZIL– Nëse dikur Brazili ishte “hambari” që prodhonte talentët më të mëdhenj të botës,duket se kohët e fundit vendi latin po vuan të prodhojë futbollistë të kalibrit botëror. Faqja më e njohur për çmimet e futbollistëve, “Transfermarkt” do të zbulonte disa kohë më parë formacionin më të kushtueshëm nën moshën 21-vjeç në botë.

Ajo që bie në sy për median në Brazil, “Uol.br”, është se në këtë listë ka edhe një lojtar që i përfaqëson Shqipërinë, por asnjë brazilian. “Përzgjedhja e lojtarëve deri në 21 vjeç, që janë më të shtrenjtë në futbollin botëror sot ka vend për përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara, Kanada, Norvegjia dhe madje edhe nga Shqipëria, por jo për sportistët e lindur në Brazil. Sipas “Transfermarkt” asnjë djalë nga “vendi i futbollit” nuk është aq i vlefshëm sa të bashkohet me ekipin ideal nën-21 vjeç në planet”, shkruhet në artikull.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport brazil marash kumbulla brazil marash kumbulla

Sondazh

Poll