Sport

VIDEO / Skandal në Bylis-Laçi, “Adush Muça” shndërrohet në arenë boksi midis lojtarëve

13 Shkurt 2021, 14:38 Nga DOSJA
VIDEO / Skandal në Bylis-Laçi, “Adush Muça”

BALLSH – Pas 60 minutash lojë, ndeshja Bylis-Laçi, kur rezultati i saj ishte në shifrat 0-0, stadiumi “Adush Muça” i Ballshit shndërrohet në një arenë të vërtetë boksi. Në këtë përleshje, ku protagonist duket se ishte sulmuesi i kurbinasve Kirian Naubueze, u përfshinë thuajse të gjithë futbollistët e të dyja skuadra.

Tensioni, sipas komentatorit të Supersportit, Denis Rexha, u transmetua edhe në shkallët e tribunës. Pas 11 minutash lojë të ndërprerë, gjytari Florian Lataj, ndëshkoi me kartonë të kuq Kirian Naubuezen e Laçit, si dhe Xhoi Carkanjin e Bylisit.

Në pamjet që transmetoi Supersport gjatë këtij skandali, ra në sy edhe gjakosja e zëvendës trajnerit të Bylisit, Bekim Kuli.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ballshiotet bylisi carkanji kurbinasit laçi naubueze ballshiotet bylisi carkanji kurbinasit laçi naubueze

Sondazh

Poll