Sport

Nis faza e dytë: Drita nuk ka harruar të fitojë, Prishtina dhe Ballkani nuk gabojnë…

13 Shkurt 2021, 16:40 Nga DOSJA
Nis faza e dytë: Drita nuk ka harruar të fitojë, Prishtina dhe

KOSOVE- Pasi në mesjavë janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale për Kupën, sot startuan edhe tri ndeshje të javës së 19-të të IPKO Superligës së Kosovës. Kampionët në fuqi të Dritës arritën të mposhtin me rezultatin minimal Llapin, ku Fazliu (74’) ishte autori i fitores 1-0 për skuadrën gjilanase, që vijon të të kryesojë tabelën e renditjes.

Bardheblutë e Prishtinës mundën 3-1 skuadrën e Drenicës. Shillova (13’), Abazi (62’) e Muça (71’) shënuan për kryeqytetasit, ndërkohë Denison (44’) kishte shënuar për miqtë.

Sakaq, Ballkani fitoi me lehtësi në transfertë ndaj Besës. Kuçi (21’) dhe dy herë Baftiu (43’ dhe 44’) shënuan për skuadrën nga Suhareka. Nesër luhen dy takimet e tjerë: Trepça ’89-Arbëria dhe Feronikeli-Gjilani.

Java e 19-të e IPKO Superligaës së Kosovës
Besa-Ballkani 0-3
(Kuç 21′, Baftiu 43′, 44′)
Drita-Llapi 1-0 (Fazliu 74′)
Prishtina-Drenica 3-1 (Shillova 13′, Abazi 62′, Muça 71’/ Denison 44′)

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ballkani drita e gjilanit ipko superliga e kosoves java e 19-te kosove prishtina ballkani drita e gjilanit ipko superliga e kosoves java e 19-te kosove prishtina

Sondazh

Poll