Sport

VIDEO / Bekaj “tradhëton” Tiranën, Ibrahimi sërish heroi Kukësit

13 Shkurt 2021, 13:47 Nga DOSJA
VIDEO / Bekaj “tradhëton” Tiranën, Ibrahimi sërish

TIRANE – Eshtë mbyllur pjesa e parë në “Selman Stërmasi”, ku po zhvillohet edhe kryendeshja e javës mes Tiranës dhe Kukësit, në favor të verilindorëve me shifrat 0-1. Një 11-metërsh i fituar nga Taipi, pas ndërhyrjes së gabuar të portierit Bekaj, në kohë vonesë, “i tradhëtuar” edhe nga terreni shumë i rënduar. Si gjithmonë e merr përsipër Ibrahimi për ta shndërruar në gol këtë penallti.

Në minutat në vazhdim është Tirana më këmbëngulëse dhe me më shumë raste për të shënuar, por kushtet e fushës po e bëjnë shumë të vështirë zhvillimin normal të kësaj sfide. Gjithësesi 45 minutat e para u mbyllën me shifrat 0-1.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll