Dëbora në Lezhë! Bardh Spahia denoncon me VIDEO: S’ka borëpastruese! Rama thotë se paguan 20 milionë euro për mirëmbaj
13 Shkurt 2021, 19:03Nga DOSJA
LEZHË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka denoncuar situtatën e vështirë në rrugën kombëtare në Lezhë, ku vihet re mungesa e borëpastrueseve.
Ai ka shpërndarë një video nga rruga, krahas të cilës shkruan se makinat mezi ecin, për shkak të dëborës. Ndërsa shton se kryeministri Edi Rama pretendon se paguan 20 milionë euro për mirëmbajtjen e aksit të Veriut.
“Pamjet nuk janë në malësinë e Pukës, Kjo është rruga kombëtare në Lezhë, e ngrirë nga ulja e paralajmëruar e temperaturave. Nuk ka asnjë borëpastruese, asnjë mjet që hedh kripë. Makinat mezi ecin në ketë rrugë për të cilën Edi Rama thotë se paguan 20 milionë euro për mirëmbajtjen e aksit të Veriut. Ka dështuar të sigurojë për rrugët edhe standardin e Kosovës, ku çdo segment është nën kontroll, pavarësisht sasisë së dëborës. Kur qytetarëve u duhet që qeveria të tregojë se taksat nuk shkojnë dëm, Edi Rama i lë në baltë qytetarët në qarkun e Shkodrës dhe në të gjithë Shqipërinë. Edi Rama nuk do t’ia dijë për qytetarët,”-shkruan ndër të tjera ai.
TIRANË– Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi ka bërë një deklaratë përballë shkollës “Qazim Turdiu”, ku denoncoi se rreth 1 mijë nxënës detyrohen q...
DURRËS– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me anëtarin e kryesisë së Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi. Mësohet se...
SHKODËR– Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, Helidon Bushati ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga reshjet e shiut dhe të dëborës në zonë...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë me të rinjtë e Këshillit Rinor të Ballkanit, programin “Rinia Fiton”. Me nj...
Politike13 Shkurt 2021, 16:37
Damian Gjiknuri u bë pjesë e kabinetit të kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 si ministër i Energjetikës dhe Industrisë dhe mori po...
TIRANË– Ministria e Arsimit, Rinisë së Sporteve ka vendosur mbyllen e të gjithë shkollave në vend për shkak të motit të keq. Ministrja Evis Kushi ka shpërn...
SARANDË– Presidenti Ilir Meta i qëndron mendimit se kryeministri Edi Rama nuk ka bërë transparencën e duhur për çështjen e Detit dhe marrëveshjen me...
TIRANË- Bashkia e Tiranës ka përjashtuar nga procesi i rindërtimit disa banorë të fshatrave që nuk kanë votuar Partinë Socialiste në zgjedhjet bashkiake. K...