Politike

Yuri Kim takon Oerd Bylykbashin në Durrës, çfarë diskutoi dy ditë më parë me demokratin që hartoi ligjin e Dekriminalizi

13 Shkurt 2021, 18:00 Nga DOSJA
Yuri Kim takon Oerd Bylykbashin në Durrës, çfarë diskutoi

DURRËS– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me anëtarin e kryesisë së Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi. Mësohet se diplomatja amerikane dhe demokrati janë pikasur duke konsumuar një drekë në një prej restorantëve të Durrësit. 

Takimi është zhvilluar dy ditë më parë, ndërsa jo më larg se dje ambasadorja njoftoi se ishte infektuar nga pandemia e koronavirusit. 

Nuk dihet për çfarë çështjesh kanë biseduar ambasadorja Yuri Kim dhe politikani demokrat, por vlen për t’u përmendur fakti Oerd Bylykbashi është një prej personave që ka hartuar ligjin e dekriminalizimit, reformën zgjedhore, etj. 

Prej disa javësh, ambasadorja Yuri Kim u ka bërë apel krerëve të partive që të kontrollojnë kandidatët e tyre, për të mos zgjedhur personazhe me rekorde kriminale. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike oerd bykykbashi yuri kim oerd bykykbashi yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 13 Shkurt 2021, 16:37

Damian Gjiknuri u bë pjesë e kabinetit të kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 si ministër i Energjetikës dhe Industrisë dhe mori po...