Politike

Plani i PD për arsimin, Basha ndan detaje me të rinjtë e Këshillit Rinor të Ballkanit: Do ndihmojmë studentët nga familje

13 Shkurt 2021, 17:40 Nga DOSJA
Plani i PD për arsimin, Basha ndan detaje me të rinjtë e

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë me të rinjtë e Këshillit Rinor të Ballkanit, programin “Rinia Fiton”. Me një lidhje live nga zyra e tij në selinë bli, Basha u ka premtuar të rinjve se në Shqipëri do të reformohet çdo hallkë e arsimit.

Më pas ndër të tjera, Basha ka folur për mbështetje financiare për studentët nga familjet e varfra, duke ripërmendur edhe planin për shpërndarjen e bursave.

Ndalja e largimit të të rinjve, reforma në çdo hallkë të arsimit, mbështetja financiare për studentët nga familjet e varfra, por dhe perfshirja e të rinjve në politikë dhe vendimmarrje, ishin disa nga çështjet për të cilat i njoha të rinjtë e Këshillit Rinor të Ballkanit me detajet e programit tonë për rininë, që do t’i japë zgjidhje këtyre problematikave. Ne angazhohemi të japim 5000 bursa të plota në vit për të rinjtë dhe të zerojmë apo të përgjysmojmë tarifat universitare në bazë të të ardhurave mujore të familjeve të tyre,”-tha ai.

POSTIMI I BASHËS:

Sot në një bisedë me të rinjtë e Këshillit Rinor të Ballkanit, u ndalëm tek problemet e tyre, sikundër diskutuam dhe për programin tonë “Rinia Fiton”, që u jep zgjidhje problemeve kryesore të rinisë shqiptare. Ndalja e largimit të të rinjve, reforma në çdo hallkë të arsimit, mbështetja financiare për studentët nga familjet e varfra, por dhe perfshirja e të rinjve në politikë dhe vendimmarrje, ishin disa nga çështjet për të cilat i njoha të rinjtë e Këshillit Rinor të Ballkanit me detajet e programit tonë për rininë, që do t’i japë zgjidhje këtyre problematikave. Ne angazhohemi të japim 5000 bursa të plota në vit për të rinjtë dhe të zerojmë apo t përgjysmojmë tarifat universitare në bazë të të ardhurave mujore të familjeve të tyre. Do të ofrojmë mbështetje shtesë për të rinjtë nga familjet me të ardhura nën 64.000 lekë të reja në muaj. Studentët do të kenë praktika të paguara prej 30.000 lekë të reja në muaj për 12 muaj, për 10.000 më të mirët prej tyre. Angazhohemi të krijojmë 4 inkubatorë biznesi brenda 4 viteve, për të zhvilluar ide inovatore dhe për të promovuar sipërmarrjen e punësimit në vend. Skema financimi për të gjithë të rinjtë nga zonat e largëta e të varfra të vendit, që duan të fillojnë një biznes. Sfida ime si kryeministër i ardhshëm mbetet mbështetja dhe punësimi i studentëve pas përfundimit të shkollës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha plani i pd per arsimin lulzim basha plani i pd per arsimin

Sondazh

Poll

Politike 13 Shkurt 2021, 16:37

Damian Gjiknuri u bë pjesë e kabinetit të kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 si ministër i Energjetikës dhe Industrisë dhe mori po...