Bota

“Qëndrojnë bashkë”/ Djali i Hysni Gucatit tregon detaje për kohën e babait të tij dhe ish-udhëheqësve të tjerë në

11 Shkurt 2021, 18:55 Nga DOSJA
“Qëndrojnë bashkë”/ Djali i Hysni Gucatit tregon

KOSOVË-Musli Gucati, djali i Hysni Gucatit, ka zbuluar detaje se si e kalon kohën babai i tij dhe ish-udhëheqësit e tjerë që ndodhen në dhomat e paraburgimit në Gjykatën Speciale në Hagë.

Sipas Gazeta Express, Gucati ka treguar se ai mund të flas me të atin vetëm në rast se e telefonon ai. Po ashtu, ka zbuluar se gjendja shëndetësore e Gucatit nuk ka qenë e mirë, por tashmë është përmirësuar.Gjithashtu, ai ka thënë se Gucati, shumicën e kohësh qëndron me bashkëluftëtarët e tjerë.

“Ka të drejtë që vetëm ai të na telefonojë. Ne nuk kemi qasje. Mund të komunikojmë edhe me video-lidhje. Në fillim ka pasur disa probleme shëndetësore por tani është mirë. Nuk mundet me na tregu edhe shumë gjëra sepse nuk guxojnë. Na ka thënë që shumicën e kohës rrijnë bashkë ,me bashkëluftëtarët dhe e kanë një pjesë ku ata arrijnë. Por nuk kemi informacione se çfarë aktivitetesh bëjnë ata”, ka thënë ai.

Ndërsa në lidhje me përgatitjen e ushqimit, ai ka thënë se e përgatit Nasim Haradinaj dhe se kanë një pjesë të kuzhinën ku mund të gatuajnë vetë.

“Një pjesë të ushqimit e përgatit Nasim Haradinaj. E kanë pjesën e kuzhinës ku mund të shërbehen vet ata. Por një pjesë të ushqimit e përgatitë Nasim Haradinaj dhe Rexhep Selimi. Ne nuk kemi mundur të shkojmë atje për shkak të pandemisë Covid. Mund të bisedojmë vetëm për telefon dhe me video-lidhje përmes Zoom,”-ka sqaruar ai. 

Aktualisht si të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Nesim Haradinaj dhe Hysni Gucati. Të gjithë zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kosova ne hage musli gucati kosova ne hage musli gucati

Sondazh

Poll