Bota

“Të sugjeroj për kë të votosh”/ Emigranti në Kosovë ndalohet në aeroport, pyetet se kë parti politike mbësh

11 Shkurt 2021, 16:12 Nga DOSJA
“Të sugjeroj për kë të votosh”/ Emigranti

KOSOVË -Emigrantë të shumtë kanë vendosur të vijnë në Kosovë për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit. Sipas Gazeta Express, disa prej tyre kanë ngritur ankesa se ka qenë e pamundur që të votojnë jashtë dhe kanë zgjedhur të vinë brenda vendit.

Ndërkohë, Ermal Rrustemi, një emigrant,  i cili jeton në Gjermani, ka treguar një ngjarje me të cilën është përballur kur ka zbritur nga aeroporti ndërkombëtar  “Adem Jashari”. Rrustemi ka rrëfyer se kur ka zbritur është pyetur se për kë parti do të votoj. Ai tregon se i është përgjigjur që në vend ka ardhur për pushime dhe jo për të votuar. Sipas tij polici nuk është ndalur, por i ka sugjeruar një parti për të cilën mund të votonte.

“Për zgjedhje nuk kam ardhur. Sidoqoftë, do kishte qenë mirë t’u thuhet policëve të mos na tregojnë kë me votu. Unë nuk kam ardhur ta votoj askënd dhe nuk jam me asnjë parti, vetëm se me më ndal polici e me më tregu kënd duhesh me votu ti këtu kur të vish, unë nuk e di,”- u shpreh Rrustemi, i cili nuk tregoi se për cilën parti i kishte rekomanduar polici të votojë.

Lajmi kryesor: Zgjedhjet në Kosovë, 3 ditë nga 14 shkurti, ku gara mes kundërshtarëve sa po vjen dhe po bëhet më e fortë, Haradinaj: Kurti dhe Osmani nuk janë engjëj

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll