Bota

“U rrëzua aksidentalisht”/ Ish-kryeministri italian Berlusconi përfundon sërish në spital, ç’ndodhi kësaj here

11 Shkurt 2021, 18:43 Nga DOSJA
“U rrëzua aksidentalisht”/ Ish-kryeministri italian Berlusconi

ITALI-Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, ditën djeshme kaloi natën në spital, pasi u rrëzua aksidentalisht në rezidencën e tij në Appia Antica, Villa Grande. Sipas një njoftimi nag zyra e shtypit, ai u dërgua në spital ditën e djeshme pasi kishte disa mavijose në trup, por tashmë është kthyer në shtëpi.

“Kryeministri Silvio Berlusconi u kthye në Milano mbrëmë për shkak se u rrëzua në rezidencën e tij, incident që i mavijosje të shumta në trup. Ai doli këtë mëngjes dhe është në shtëpi, në punë, për të votuar në distancë në Parlamentin Evropian,”-ka njoftuar zyra e shtypit e udhëheqësit të Forza Italia.

Bëhet e ditur, se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe tashmë ai është kthyer në rezidencën e tij në Arcore. Berlusconi ka shkuar në Romë për të marrë pjesë në konsultat me kryeministrin e ri të Italisë Mario Draghi, të cilit i siguroi mbështetjen e tij të plotë. Ai arriti në Itali dy ditë më parë, pas disa muajsh mungesë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni itali silvio berlusconi itali silvio berlusconi

Sondazh

Poll