Bota

Dënimi i Zoran Gjokiç/ Reagon ministrja Stublla: 12 vite janë pak në krahasim me krimet që ka kryer

11 Shkurt 2021, 17:34 Nga DOSJA
Dënimi i Zoran Gjokiç/ Reagon ministrja Stublla: 12 vite janë

KOSOVË–Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar ndaj dënimit të Zoran Gjokiç. Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka thënë se dënimi  i një personi të vetëm është pak, për të mos thënë asgjë, për tmerret që i kanë shkaktuar popullit të Kosovës.

Po ashtu, ka shtuar se kjo nuk është një fitore, por një moment për të vënë drejtësinë e munguar në vend.

Postimi i plotë:
“Kosova e pavarur e ka marrë drejtësinë në duart e veta, dhe sot e provoi duke dënuar më në fund të tmerrshmin e ‘Kristalit’ në Pejë, Zoran Gjokiq-in. E megjithatë ky dënim vjen vonë, edhe vjen i cunguar. 12 vite janë pak për këta lloj monstrash gjenocidalë. Dënimi i një personi të vetëm është pak, për të mos thënë asgjë, për tmerret që i kanë shkaktuar popullit të Kosovës. Drejtësia duhet të vijë e plotë; kjo nuk është aspak një fitore, është një moment thirrjeje për të vënë drejtësinë e munguar në vend. Kosova kërkon drejtësi ndaj veprave makabre të secilit Gjokiq e çifteve të tij. Koha ka ardhur për drejtësi të plotë dhe përfundimtare për luftën e Kosovës!”-ka shkruar ajo.

Zoran Gjokiqi është arrestuar në vitin 2019 dhe akuzohet nga Prokuroria Speciale për krime lufte të kryera gjatë marsit të vitit 1999 në lagjen “Kristal” të Pejës.  Ai është dënuar ditën e sotme me 12 vjet burg.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kosove meliza haradinaj stublla zoran gjokiq. kosove meliza haradinaj stublla zoran gjokiq.

Sondazh

Poll