Bota

“Ka rrezik për infektim nga Covid-19″/ MASH kërkon që në 15 shkurt në Kosovë mos të zhvillohet mësim

11 Shkurt 2021, 16:23 Nga DOSJA
“Ka rrezik për infektim nga Covid-19″/ MASH kërkon që

KOSOVË- Ministri e Arsimit dhe Shkencës, ka bërë kërkesë që në 15 shkurt një ditë pas zgjedhjeve parlamentare të mos zhvillohet mësim në shkollat të cilat janë përdoruar si qendra votimi.

Sipas Insajder, në një njoftim për mediat Mash ka thënë se kjo kërkesë është bërë me qëllim që të mbrohet shëndeti i nxënësve dhe mësuesve nga pandemia.

Në këto shkolla, gjatë ditës së zgjedhjeve do të ketë frekuentim të madh të akterëve të përfshirë në procesin zgjedhor. MASh ka kërkuar që këto shkolla, të ajrosen mirë dhe të dezinfektohen në mënyrë që të martën, më 16 shkurt të jenë të gatshme për mbajtjen e mësimit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Mash ka bërë të ditur se ditët e humbura të mësimit do të zëvendësohen.

Lajmi kryesor: Zgjedhjet në Kosovë, 3 ditë nga 14 shkurti, ku gara mes kundërshtarëve sa po vjen dhe po bëhet më e fortë, Haradinaj: Kurti dhe Osmani nuk janë engjëj

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll