Bota

Shkelin kodin e mirësjelljes/ PZAP gjobit me mbi 43 mijë euro partitë politike në Kosovë

11 Shkurt 2021, 17:17 Nga DOSJA
Shkelin kodin e mirësjelljes/ PZAP gjobit me mbi 43 mijë euro

KOSOVË -Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka mbajtur një mbledhje ditën e sotme, ku ka shqyrtuar dhe vendosur lidhur me 11 ankesa që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore.

Me anë të një postimi në Facebook në faqen zyrtare të PZAP, thuhet se prej 11 ankesave të vendosura, PZAP- i ka pranuar 6 ankesa, 1 ankesë e ka quajtur të pabazuar ndërsa 4 ankesa i ka quajtur të palejuara. Gjithsej, në seancën e sotme janë vendosur gjoba në shumën prej 43,700.00 eurosh. AAK-së i është vendosur gjoba në shumë prej 22,700.00 euro. Nisma Socialdemokrate i janë vendosur gjoba në shumë prej 20,000.00 euro. PDK-së i janë vendosur gjoba në shumë prej 1,000.00 euro.

Natyra e ankesave kryesisht është për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike, si përdorimi i gjuhës së urrejtjes apo mbajtja e tubimit publik pa paralajmërim.

Njoftimi i plotë:

Njoftim lidhur me ankesat e vendosura nga PZAP-i që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvend të Kosovës te 14 shkurtit 2021. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, në seancën e mbajtur me datën 11.02.2021 ka shqyrtuar dhe vendosur lidhur me 11 ankesa që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore. Lëvizja Vetëvendosje! Ka paraqitur dy (2) ankesa, një (1) kundër PDK, dhe një (1) kundër AAK, Lidhja Demokratike ka paraqitur një (1) ankese kundër AAK, Organizata Instituti i Kosovës për Demokraci (KDI) ka paraqitur 7 ankesa, tri (3) ankesa kundër AAK, një (1) ankesë kundër PDK, një (1) ankesë kundër LDK, një (1) ankesë kundër NISMA Socialdemokrate, një (1) ankesë kundër Iniciativës Qytetare “Komuniteti i Bashkuar” – Adrijana Hodzic dhe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka paraqitur një (1) ankesë kundër Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Rahovec. Prej 11 ankesave të vendosura, PZAP- i ka pranuar të bazuara 6 ankesa, 1 ankesë e ka refuzuar të pabazuar ndërsa 4 ankesa i ka hedhur të palejuara. AAK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 22,700.00 euro, NISMA Socialdemokrate i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 20,000.00 euro, PDK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 1,000.00 euro, Gjithsejtë në seancën e sotme janë shqiptuar gjoba në shumë prej 43,700.00 euro. Natyra e ankesave kryesisht është për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike: Përdorimi i gjuhës se urrejtjes. Mbajtja e tubimit publik pa paralajmërim, shkelja e Kodit te Mirësjelljes. Vendosja e billbordeve ne hapësirat e subjekteve tjera politike. Vendosja e billbordeve dhe panove në prona politike dhe përgjatë rrugëve. Vendosja e shiritave të kuq në rrugë. Largim nga lista e votuesit. Vendosja e posterëve në shtylla elektrike. Vendosja e posterave në objekte publike,”-thuhet në njoftim.

Lajmi kryesor: Zgjedhjet në Kosovë, 3 ditë nga 14 shkurti, ku gara mes kundërshtarëve sa po vjen dhe po bëhet më e fortë, Haradinaj: Kurti dhe Osmani nuk janë engjëj

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll