Bota

Angela Merkel paralajmëron vendin: Mutacionet e Covid-19 mund të shkaktojnë një valë të tretë të pandemisë

11 Shkurt 2021, 17:52 Nga DOSJA
Angela Merkel paralajmëron vendin: Mutacionet e Covid-19 mund të

GJERMANI-Kancelarja Angela Merkel, ka paralajmëruar se mutacionet e Covid-19 mund të shkaktojnë një valë të tretë të pandemisë.

Sipas AA, në një deklaratë në Parlament, Merkel ka thënë se ishte e nevojshme të zgjatej bllokimi i vendit deri në 7 Mars, pasi variantet e reja të virusit mund të çojnë në një valë të tretë më të rrezikshme.

“Mutacione e reja të Covid-19 parë për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, Afrikën e Jugut dhe Brazil janë më agresive dhe më të rrezikshme.  Jo të gjitha studimet janë përfunduar ende, por do të këshilloheshim mirë të dëgjonim atë që na thonë kaq shumë ekspertë si në Gjermani dhe jashtë saj.  Ne nuk duhet të dyshojmë kur ata shpjegojnë se të tre këto mutacione janë dukshëm më agresive, më të transmetueshme, më infektive sesa virusi origjinal. Dhe siç është gjithmonë rasti i virusit, për shkak të vetive të tyre, këto mutacione herët a vonë do të bëhen llojet mbizotëruese “, tha ajo.

Po ashtu Merkel, ka vënë në dukje se aktualisht mutacioni i Covid-19 në Britaninë e Madhe është më i përhapur në Gjermani sesa dy variantet e tjera. Kancelari dhe kryeministrat e 16 shteteve federale ranë dakord ditën e djeshme për të zgjatur masat e rrepta të bllokimit të vendit deri në 7 mars.

Gjermania renditet e pesta, për numrin më të lartë të infeksioneve të koronavirusit në Evropën Perëndimore, pas Britanisë së Madhe, Francës, Spanjës dhe Italisë. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë shënuar  2.31 milion raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 63,635 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merkel gjermani angela merkel gjermani

Sondazh

Poll