Bota

Tensionet në Bjellorusi/ Presidenti Lukashenko: Do të largohem nga qeveria vetëm nëse plotësohen dy kushte

11 Shkurt 2021, 16:44 Nga DOSJA
Tensionet në Bjellorusi/ Presidenti Lukashenko: Do të largohem nga

BJELLORUSI-Udhëheqësi i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko, gjatë një mbledhjeje asambleje ka përsëritur akuzat se fuqitë perëndimore janë prapa gjashtë muajve protesta për rrëzimin e tij.

Sipas mediave të huaja, Lukashenko tha se Perëndimi donte të destabilizonte vendin, ndërsa shtoi se do ta linte politikën me dy kushte, me paqe pa protesta dhe nëse ata që do të vijnë në pushtet mos të prekin as “fijen e flokut”, mbështetësve të tij.

Lufta e tyre e rrufeshme nuk pati sukses dhe ne siguruam vendin. Por unë e lë politikën vetëm me dy kushte: së pari, përmes paqes dhe rendit, jo protestave, jo përmbysjes. Së dyti, nëse njerëzit e gabuar vijnë në pushtet ose kanë pikëpamje të ndryshme, ata duhet të sigurojnë që ata të mos prekin as fijen e flokut të mbështetësve të presidentit akual,”-ka thënë ai.

Asambleja u mblodh gjatë ditës për të diskutuar planet e zhvillimit të Bjellorusisë dhe nevojën për të rivendosur lidhjet politike dhe ekonomike me pjesën perëndimore. Lukashenko fajësoi opozitën Bjelloruse për protestat e vitit të kaluar dhe tha se ai synonte të largojë njerëzit dhe të ndajë vendin nga aleanca me Rusinë.

Opozita ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në pretendimin se zgjedhjet e gushtit të kaluar u manipuluan nga Lukashenko, i cili ka kontrolluar për 26 vjet vendin.  Dhjetëra zyrtarë Bjellorusë janë ndëshkuar me masa diplomatike nga Brukseli dhe Uashingtoni për arrestime të shumta dhe pengim të dhunshëm të protestave.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aleksandër lukashenko aleksandër lukashenko

Sondazh

Poll