Aktualitet

Moti i keq në Shqipëri/ Shkodra e përmbytur! Niveli i ujit arrin mbi 1 metër, rrezikojnë banesat

11 Shkurt 2021, 12:03 Nga DOSJA
Moti i keq në Shqipëri/ Shkodra e përmbytur! Niveli i ujit arrin

SHKODËR– Njësia Administrative e Dajçit është padyshim zona më e dëmtuar nga përmbytjet në Shkodër. Në lagjen Zadrimë të Dajçit në Shkodër niveli i ujit ka arritur mbi 1 metër. Banorët thonë se ne disa shtëpi uji ka hyrë brenda. Në njësitë administrative të Dajçit dhe Anës së Malit prej më shumë se 1 muaji ka përmbytje.

Gjatë natës, gjithashtu forcat zjarrfikëse kanë punuar për largimin ujit nga shtëpitë të cilat kanë pasur prezencë uji në oborre, duke parandaluar dëmtimin e disa banesave.

NJOFTIMI:

Hidrometri shënon 6.98 cm , me një rritje prej 11 cm në hidrometrin e Dajçit, 25 cm në vendin e quajtur Urrela të Shirqit në krahasim me 1 ditë më parë.
– 1800 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore).
-Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësie e ujit arrin 150 cm në rrugë.
-Shtëpi të përmbytura 6
– Prezencë uji në oborre 121 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 9, Rrushkull 12, Suka 9.
-Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjien Mazija- Suka Dajç.
-Është e pakalueshme rruga kryesore e Darragjatit dhe vetëm me mjete të tonazhit të lartë mund të lëvizet.
-Kërkohet ndërhyrje emergjente nga Bordi Rajonal Lezhë për të bërë të mundur mbylljen fundore të argjinatures së Darragjatit pasi uji vërshon në zonën e banuar.
-Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.
– Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek Dispeçeri Mushan.
-SPZ e zonës në gatishmëri .
-Qendrat shendetësore në gatishmëri
– Energji elektrike kemi në gjithë zonën, por me shkëputje.
-Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m.
-Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë mbetet parësore.

HARTA LIVE/ Mot i egër në vend, shirat e dendur përmbytin Vlorën e Shkodrën, Buna del nga shtrati, evakuohen dhjetëra familje

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi shkoder moti i keq ne shqiperi shkoder

Sondazh

Poll