Aktualitet

Dritan Dajti ritenton arratisjen/ Dy shkresa të SHISH alarmojnë Policinë e Burgjeve, ngrihet në këmbë policia e Shtetit dh

11 Shkurt 2021, 11:54 Nga DOSJA
Dritan Dajti ritenton arratisjen/ Dy shkresa të SHISH alarmojnë

TIRANË– Spitali i burgut ku po kurohet i rrezikshmi Dritan Dajti është blinduar nga forca të shumta policie, pasi dyshohet se i dënuar për masakrën e Durrësit, ka në plan të arratiset.

A2CNN shkruan se dy shkresa kanë mbërritur nga Shërbimi Informativ në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë ku flitet për një dyshim rreth një plani për arratisjen e Dritan Dajtit. 

Për këtë arsye, në ambientet e spitalit të burgut janë shtuar efektivët e policisë si dhe civilët që ruajnë ambientet e jashtme të tij.

Dritan Dajti u dërgua dy javë më parë në spital. ai rezultoi se ishte infektuar me Covid-19 dhe kishte simptoma të rënda shëndetësore. Dajti po kurohet në spitalin e burgut, pranë QSUT-së.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet blindohet infektivi dritan dajti plani i arratisjes se dritan dajtit blindohet infektivi dritan dajti plani i arratisjes se dritan dajtit

Sondazh

Poll