Aktualitet

“Ma fut nënën në operacion jashtë radhe”/ Pezullohet nga detyra kardiologu Edvin Prifti dhe infermierja e QSUT-së, për

11 Shkurt 2021, 11:21 Nga DOSJA
“Ma fut nënën në operacion jashtë radhe”/

TIRANË– Mjeku i specializuar në fushën e kardiologjisë Edvin Prifti është pezulluar nga puna nën akuzën e korrupsionit pasiv. Dosja.al ka mësuar se bashkë me Priftin është pezulluar edhe infermjerja Trëndafile Frangu. Prifti dhe Frangu ishin të dy të punësuar në shërbimin e kardiologjisë në QSUT.

Emri i Priftit dhe Frangut ka dalë në pah pas disa muajsh hetime e përgjime që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua sot me arrestimin e gjyqtares Enkeljeda Hoxha dhe tetë personave të tjerë.

Sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallakuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani. Në një prej shumë bisedave që ka kryer, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj.

Kjo gjë ka bërë që prokurori Altin Dumani të nisë një hetim për korrupsion për mjekun Prifti dhe infermieren Frengu, të veçuar nga dosja kryesore e Krujës. Për momentin është pezulluar nga detyra.

SPAK ka arrestuar sot gjyqtaren Enkelejda Hoxha bashkë me 9 persona të tjerë pasi kishin në plan të lironin të dënuarin për vrasje Saimir Petani. Avokati Aldo Tabaku ishte pjesë e skemës bashkë me sekretaren e gjykatës, Manuela Mallakuçi dhe ekspertin mjeko-ligjor, Shkëlqim Korbi. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet nga SPAK se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi mori ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës.

Lajmi kryesor: Goditet klani i gjykatës së Krujës, prangoset brenda sallës së gjyqit gjyqtarja Enkelejda Hoxha bashkë me 9 persona të tjerë! Kishte gati lirimin e të dënuarit me 25 vite burg për vrasje (ZHVILLIMET)

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edvin prifti pezullohet mjeku edvin prifti trendafile frangu edvin prifti pezullohet mjeku edvin prifti trendafile frangu

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shkurt 2021, 10:47

TIRANË– Gjyqtarja Enkelejda Hoxha është gjyqtarja e Krujës, e cila u arrestua ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, SPAK pas disa muajs...

Aktualitet 11 Shkurt 2021, 10:45

TIRANË– Altin Dumani është prokurori ‘sypatrembur’ që ka drejtuar operacionin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ...