Aktualitet

NGJARJET/ Si u tall Enkelejda Hoxha me drejtësinë, gjyqtarja injoroi hetimin e ILD: S’kam kohë të lexoj kaq shumë faqe…

11 Shkurt 2021, 11:37 Nga DOSJA
NGJARJET/ Si u tall Enkelejda Hoxha me drejtësinë, gjyqtarja injoroi

TIRANE- Gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha e injoroi për gati një vit hetimin e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë që kërkoi për muaj me radhë shkarkimin e saj nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Magjistratja që liroi të dënuarit për vrasje nga burgu, u akuzua nga ILD pasi gjatë hetimit rezultoi se ajo kishte kryer shkelje të rënda profesionale që diskretitojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës. 

Në seancat e zhvilluara njëra pas tjetrës në KLGJ, Enkelejda Hoxha kërkoi kohë për të shyqyrtuar materialin hetimor të ILD, një dosje voluminoze prej gati 8 mijë faqe material.

“E kam bërë prezente se pasi të më vendosen në dispozicion këto dokumente dua edhe 1 muaj kohë. Janë shumë, janë 9 kilogramë materiale,” tha gjyqtarja Hoxha lidhur me dosjen e hetimit të dorëzuar nga ILD në Këshill, duke injoruar hetimin që po zhvillohej ndaj saj, ndërsa paralelisht vazhdonte gjyqet për lirimin e Saimir Petanit.

Seanca e saj e fundit ku do të merrej vendimi për shkarkim ishte 16 shkurt ora 11:00, duke e paralajmëruar gjyqtaren Enkeleda Hoxha se kjo do të ishte shtyrja e fundit. Por tashmë pritja përfundoi. Enkelejda Hoxha është prangosur sot nga SPAK dhe pritet të përballet me drejtësinë për akuzën e korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

SPAK ka arrestuar sot gjyqtaren Enkelejda Hoxha bashkë me 9 persona të tjerë pasi kishin në plan të lironin të dënuarin për vrasje Saimir Petani. Avokati Aldo Tabaku ishte pjesë e skemës bashkë me sekretaren e gjykatës, Manuela Mallakuçi dhe ekspertin mjeko-ligjor, Shkëlqim Korbi. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet nga SPAK se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi mori ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës.

Lajmi kryesor: Goditet klani i gjykatës së Krujës, prangoset brenda sallës së gjyqit gjyqtarja Enkelejda Hoxha bashkë me 9 persona të tjerë! Kishte gati lirimin e të dënuarit me 25 vite burg për vrasje (ZHVILLIMET)

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha enkelejda hoxha ild heton enkelejda hoxhen arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha enkelejda hoxha ild heton enkelejda hoxhen

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shkurt 2021, 10:47

TIRANË– Gjyqtarja Enkelejda Hoxha është gjyqtarja e Krujës, e cila u arrestua ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, SPAK pas disa muajs...

Aktualitet 11 Shkurt 2021, 10:45

TIRANË– Altin Dumani është prokurori ‘sypatrembur’ që ka drejtuar operacionin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ...