Aktualitet

U raportua si vetëvrasje aksidentale, arrestohet xhaxhai i 12-vjeçares në Shkodër, armën e shkrepi vëllai i viktimës

11 Shkurt 2021, 11:44 Nga DOSJA
U raportua si vetëvrasje aksidentale, arrestohet xhaxhai i

SHKODËR– Xhaxhai i Esmeralda Gjekës, 12-vjeçares që u raportua se kishte vrar veten aksidentalisht një natë më parë në Velipojë, është vënë në pranga.

Përmes njoftimit zyrtar, Policia e Shkodrës ka njoftuar se ngjarja tragjike e ndodhur një natë më parë në Velipojë nuk ishte vetëvrasje askidentale, por e mitura është qëlluar me armë nga vëllai i saj.

Ky i fundit, gjithashtu i mitur ka shkrepur armën aksidentalisht në drejtim të motrës së tij, të cilën e la të vdekur.

Ndërsa xhaxhai i të miturve, Xh. Gjeka akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. 30-vjeçari, banues në fshatin Baks, Velipojë, Shkodër, rezulton të jetë personi që mbante armën që i solli vdekjen mbesës së tij një ditë më parë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Nga strukturat hetimore të Stacionit të Policisë Velipojë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, më datë 10.02.2021, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Baks, Velipojë, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”(xhaxhai i 12 vjeçares). Ky shtetas u arrestua pasi në banesë mbante pa leje një armë gjahu, me të cilën shtetasi i mitur E. Gj. aksidentalisht ka shkrepur armën në drejtim të motrës së tij, shtetases E. Gj., e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet esmeralda gjeka vdes esmeralda gjeka vetevritet e mitura ne velipoje esmeralda gjeka vdes esmeralda gjeka vetevritet e mitura ne velipoje

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shkurt 2021, 10:47

TIRANË– Gjyqtarja Enkelejda Hoxha është gjyqtarja e Krujës, e cila u arrestua ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, SPAK pas disa muajs...