Aktualitet

Organizatat mjedisore në Shqipëri: Të krijohet Parku Kombëtar i Vjosës

11 Shkurt 2021, 11:44 Nga DOSJA
Organizatat mjedisore në Shqipëri: Të krijohet Parku

TIRANË–  20 organizata mjedisore shqiptare nën drejtimin e EcoAlbania paraqitën propozimin për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës tek Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi. Kauza e tyre mbështetet nga organizatat ndërkombëtare Riverwatch, EuroNatur, WWF Adria, Westland International Europe, International Rivers dhe The Nature Conservancy.

Sipas propozimit të organizatave, parku kombëtar duhet të përmbushë standardet e IUCN dhe të përfshijë të gjithë lumin Vjosa në Shqipëri si dhe degët e paprekura të Vjosës si Bënça dhe Shushicë. Në total, Parku Kombëtar i propozuar i Vjosës do të mbulojë rreth 45,000 hektarë dhe do të mbrojë rreth 300 kilometra rrjedhë ujore. Kjo do të ishte unike në Evropë dhe Vjosa mund të bëhet Parku i parë Kombëtar i një Lumi të Egër në Evropë.

Deri më tani, 1,175 specie kafshësh dhe bimësh janë regjistruar përgjatë Vjosës, duke përfshirë 119 specie të mbrojtura sipas ligjit shqiptar dhe 39 specie që janë të listuara në Listën e Kuqe Ndërkombëtare të Specieve të Kërcënuara të IUCN. Në fakt, numri i specieve të rralla është ndoshta shumë më i lartë, pasi shumë zona të Vjosës dhe degëve të saj vështirë se janë eksploruar.

Një Park Kombëtar sipas kritereve të IUCN është kategoria më e përshtatshme e mbrojtjes për Vjosën, sepse jo vetëm garanton më së miri mbrojtjen e këtij ekosistemi unik, por gjithashtu sepse synon zhvillimin e ekoturizmit si një formë e turizmit miqësor me mjedisin si dhe edukimin mjedisor.

 “Të gjithë do të përfitonin nga Parku Kombëtar i Vjosës: Vjosa vetë, kafshët dhe bimët e saj, si dhe njerëzit e rajonit. Një park kombëtar do t’u jepte atyre gjithashtu një perspektivë ekonomike që pezazhi i mbrojtur dhe as ndonjë kategori tjetër e mbrojtjes nuk mund të garantojë “,-  thotë Ulrich Eichelmann nga organizata për ruajtjen e natyrës Riverwatch.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit tani duhet të shqyrtojë propozimin e organizatave dhe më pas ajo mund të fillojë zyrtarisht proçedurën e mbrojtjes.

(d.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ecoalbania parku kombetar i vjoses ecoalbania parku kombetar i vjoses

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shkurt 2021, 10:47

TIRANË– Gjyqtarja Enkelejda Hoxha është gjyqtarja e Krujës, e cila u arrestua ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, SPAK pas disa muajs...