LIVE UPDATES
Aktualitet

HARTA LIVE- Mot i egër në vend! Shirat e dendur përmbytin disa qytete, pas daljes së Bunës nga shtrati evakuohen dhjetëra

11 Shkurt 2021, 06:36 Nga DOSJA
HARTA LIVE- Mot i egër në vend! Shirat e dendur përmbytin disa

SHQIPËRI– Situatë kritike në vend! Dita e sotme ka nisur me reshje të dendura shiu që ka sjellë përmbytjen e Shkodrës, Vlorës, Beratit, Lezhës, Elbasanit dhe Fierit. Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që lumi Buna të dalë nga shtrati e të përmbytë dhjetëra banesa. Dhjetëra familje janë evakuuar, ndërkohë që i gjithë territori që shtrihet në pjesën veriperëndimore të qytetit si lagjet nr.1 dhe nr. 2, në Livadhe, Xhabije, Tophanë, Zoteknikë, shtëpitë në lagjen Tepe, Perash, janë të rrethuara nga uji. 

Situata në Shkodër është rënduar për shkak të përmbytjeve dhe forcat e ushtrisë kanë bërë të mundur evakuimin e disa familjeve të cilat do të strehohen në konvikte. Ndërkohë banorët e tjerë kërkojnë nga institucionet shtetërore ndihmë për ushqim për bagëtinë dhe për bazë ushqimorë. Ata janë të gatshëm të evakuohen, por me kusht që të ruhet gjëja e gjallë dhe banesat e tyre të mbeten të paprekshme. Deri më tani raportohet se nën ujë janë rreth 4000 ha, duke bërë që presidenti Ilir Meta të kërkojë nga qeveria shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore. 


Përmbytjet në Shkodër kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e kamionëve të ushtrisë. Mjetet e ushtrisë kanë ngecur në fshatin Goricë, të njësisë administrative, Ana e Malit. Makinat ishin nisur drejt zonave të prekura nga përmbytjet mirëpo rrugës kanë hasur në vështirësi.  

Prurje të mëdha ka gjithashtu edhe në lumin Drin. Vendi ku kanë sjellë probleme reshjet e shiut është edhe Vlora. Akset rugore kryesore të këtij qyteti janë përmbytur nga uji dhe lëvizja e mjeteve kryehet me vështirësi. Mësohet se ka prezencë të madhe uji në zonën e Skelës, lagja Pavarsia, 28 Nëntori, Kushtrimi duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve por dhe të banorëve. Nën ujë mbeten dhe zonat si: lagjia Pavarësia, zona pranë Portit Detar dhe Universitetit të Vlorës, zona e Albano dhe Rominës. Niveli i ujit në disa nga zonat e mësipërme ka arritur deri në 50 cm, ndërsa në aksin Vlorë- Orikum është rrëzuar një pemë, për pasojë rruga është bllokuar.

Rrëshqitje ka patur dhe në aksin Tiranë- Shëngjergj ,ku një masiv dherash kanë bllokuar kalimin e mjeteve duke lënë të izoluar dhjetëra banor. Sipas njoftimit të ARRSH-së, po punohet në Shëngjergj për rrëshqitjen e një masivi me zhavor.

Moti i keq me rrebeshe shiu dhe stuhi që ka përfshirë që prej orëve të para të mëngjesit edhe qytetin e Beratit, ka shkaktuar përmbytje në disa akse rruge në qytet. I favorizuar edhe nga era e fortë, shiu ka depërtuar në rrugë, duke vështirësuar mjaft lëvizjen e automjeteve dhe të këmbësorëve. Situata më problematike paraqitet në akset rrugore: “Spital-Uznovë”,,“Stadiumi i Vjetër” dhe “Axhensi”, ku duket qartë edhe nga pamjet filmike që uji ka vërshuar në rrugë dhe ka mbuluar edhe trotuaret. Rreshjet e pandërprera të shiut kane shkaktuar probleme edhe në bllokimin e kanalizimeve në qytet pasi siç shihet nga pamjet pusetat e ujërave të zeza kanë dalë jashtë përdorimit,duke e nxjerrë jashtë në rrugë ujin e prurë nga rreshjet.

Kjo situatë në Berat përsëritet sa herë që ka reshje intensive shiu dhe shkak për këtë bëhet bllokimi i tubacioneve të ujërave të larta,të cilat bëjnë që i gjithë uji të vërshojë në çdo rrugë e lagje të qytetit. Në rrugë kanë dalë tashmë edhe punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrimit në bashkinë e Beratit,të cilët po bëjnë të mundur zhbllokimin e pusetave, në mënyrë që të mundësohet edhe tërheqja e ujit nga rrugët.

Moti i keq i cili ka përfshirë vendin tonë 24 orë e fundit, ka shkaktuar rrëshqitje dherash dhe probleme në disa akse rrugore. Rrëshqitje ka patur dhe në aksin Tiranë- Shëngjergj ,ku një masiv dherash kanë bllokuar kalimin e mjeteve duke lënë të izoluar dhjetëra banorë. Sipas njoftimit të ARRSH-së, po punohet në Shëngjergj për rrëshqitjen e një masivi me zhavor.

Prefektura e qytetit të Elbasanit ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen që ndodhet zona pas përmbytjeve që kanë nisur mbrëmjen e djeshme. Kështu ata bëjnë të ditur se nga reshjet e dendura të shiut ka pasur rënie inertesh në disa akse rrugore, ndërsa në disa fshatra ka mungesë energjie. Në një biznes privat në zonë ka pasur prezencë uji për të cilën po punohet nga punonjësit e ASHP-së. Në fshatra të Njesive Administrative Kodovjat të Bashkisë Gramsh, Shalës të Bashkisë Cërrik dhe Përparim të Bashkise Peqin ka pasur mungesë të energjisë elektrike.

Ndërsa autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen e akseve rrugore pas shirave të dendur që kanë nisur mbrëmjen e djeshme. Autoritetet apelojnë që drejtuesit e automjeteve të tregohet të kujdesshëm dhe të respektojnë sinjalistikën.

Dita e sotme parashikohet të donimohet nga reshje të dendura shiu edhe në vijim. Sipas MeteoAlb vranësira të dendura dhe reshje shiu dominojnë në zonat veriore dhe qendrore. Këto kushte atmosferike parashikohen të mbeten në veprim deri në orët e vona të pasdites, kohë kur moti do të përmirësohet.

Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga 0°C deri në 14°C. Ndërsa era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.

Kjo fundjavë do të përfshihet nga reshjet e dëborës që do të jenë prezente thuajse në të gjithë territorin e vendit, duke na sjellë një Shën Valentin të bardhë. Meteoalb, sqaron se reshjet do të jenë të pranishme në 95% të territorit të vendit dhe se në disa zona, si në verilindje dhe juglindje, dëbora do të kapë trashërinë deri në 30 centimetër. Edhe temperaturat do të ulen ndjeshëm nga e premtja deri në fillim të javës së ardhshme. Surpriza këtë vit është në kryeqytet, ku pritet që për herë të parë pas disa vitesh të ketë reshje dëbore.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi shqiperi moti i keq ne shqiperi shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 11 Shkurt 2021, 16:34

ITALI- 225 mijë paund të cilat ishin në në sarbatorin e një furgoni ku destinacioni ishte Shqipëria, janë sekuestruar nga Guardia di Finanza, së bashku me zyrta...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë