Aktualitet

Babë e bir bëjnë për spital fqinjin në Has, niset me urgjencë drejt Tiranës, arrestohen të tre (NGJARJA E PLOTË)

11 Shkurt 2021, 11:10 Nga DOSJA
Babë e bir bëjnë për spital fqinjin në Has, niset me

HAS– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Has ditën e sotme. Babë e bir kanë goditur me mjete të forta fqinjin e tyre në fshatin Gjinaj. Policia i ka vënë prangat dy personave, babë e bir, si autorët e dyshuar të ngjarjes.

Konflikti mësohet se ka ndodhur për motive banale dhe i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të dëmtimeve të rënda që ka marrë. I plagosuri u procedua penalisht pasi ka goditur me mjet të fortë bashkëshorten e autorit, e cila gjithashtu përfundoi në spital.

NJOFTIMI I PLOTE

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:M. B. dhe A. B. (babë e bir), banues në fshatin Gjinaj.Në fshatin Gjinaj, shtetasit M. B. dhe A. B. dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, e kanë goditur me mjet të fortë, duke e plagosur rëndë shtetasin H. D., banues në fshatin Gjinaj, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës Tiranë.Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë edhe shtetasi H. D., për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi gjatë konfliktit ka goditur me mjet të fortë bashkëshorten e shtetasit M. B., shtetasen F. B., e cila ndodhet në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen babe e bir ne has ngjarja ne has arrestohen babe e bir ne has ngjarja ne has

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shkurt 2021, 10:47

TIRANË– Gjyqtarja Enkelejda Hoxha është gjyqtarja e Krujës, e cila u arrestua ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, SPAK pas disa muajs...

Aktualitet 11 Shkurt 2021, 10:45

TIRANË– Altin Dumani është prokurori ‘sypatrembur’ që ka drejtuar operacionin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ...