Aktualitet

Gjendja e akseve kombëtare, ARRSH njofton: Rënie inertesh në rrugë, qarkullimi vazhdon, drejtuesit e mjeteve të kenë kujde

11 Shkurt 2021, 09:21 Nga DOSJA
Gjendja e akseve kombëtare, ARRSH njofton: Rënie inertesh në

TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen e akseve rrugore pas shirave të dendur që kanë nisur mbrëmjen e djeshme.

Autoritetet raportojnë se po punohet në Shëngjergj për shkak të rrëshqitjes së një masivi me zhavor, ndërsa apelojnë që drejtuesit e automjeteve të tregohet të kujdesshëm dhe të respektojnë sinjalistikën.

Bëjnë të ditur se qarkullimi vazhdon normalisht si dhe është punuar për rënien e inerteve, në aksin e Valbonës.

NJOFTIMI:

Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet në të gjithë territorin, të cilat kanë sjellë edhe problematika në rrugë, por pa penguar qarkullimin e mjeteve Qarkullimi vazhdon normalisht.Është punuar për rënien e inerteve, në aksin e Valbonës.Në Skuraj-Burrel tek aktivizimi i rrëshqitjes në km 14+ 600.Në km 87, në fshatin Vrishë, aksi Fushë Arrëz-Kalimash.Po punohet në Shëngjergj për rrëshqitjen e një masivi me zhavorishte.Në Llogara ka patur reshje breshëri me intensitet shume të lartë, është punuar nga kontraktori për pastriminDrejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të reshjeve, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore.

HARTA LIVE/ Mot i egër në vend, shirat e dendur përmbytin Vlorën e Shkodrën, Buna del nga shtrati, evakuohen dhjetëra familje

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arsh moti i keq ne shqiperi arsh moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll