Aktualitet

Tentohet të grabitet bankomati në rrugën Myslym Shyri, tre të miturit filmohen duke e hapur me kaçavida, shoqërohen në po

11 Shkurt 2021, 08:17 Nga DOSJA
Tentohet të grabitet bankomati në rrugën Myslym Shyri, tre

TIRANË– Tre të mitur janë shoqëruar në polic pasi akuzohen se kanë tentuar të vjedhin një bankomat në Tiranë. Ngjarja është regjistruar gjatë natës së kaluar.

Sipas njoftimit të Policisë, tre të miturit kanë shkuar në një bankomat në rrugën “Myslym Shyri” dhe me një kaçavidë, janë munduar ta hapin atë për të marrë paratë.

Por, kamera e sigurisë ka filmuar gjithçka, dhe kjo gnjarje ka mbetur thejsht një tentativë grabitjeje. Tre të miturit janë identifikuar dhe janë shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. 

Njoftimi i policisë 

Më datë 11.02.2021, rreth orës  01:00, tre shtetas të mitur të moshës 13-14 vjeç, me një kaçavidë kanë tentuar të hapin një bankomat. U bë shoqërimi i tyre dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitje ne myslym shyri tirane grabitje ne myslym shyri tirane

Sondazh

Poll