Aktualitet

Humb jetën nga Covid-19 ish-drejtori i Spitalit Psikiatrik të Elbasanit, neuropsikiatri Hiqmet Shqerra

11 Shkurt 2021, 09:08 Nga DOSJA
Humb jetën nga Covid-19 ish-drejtori i Spitalit Psikiatrik të

TIRANË– Ditën e sotme ka humbur jetën nga Covid-19, neuropsikiatri i njohur shqiptar, Hiqmet Shqerra. Ai ishte i shtruar në spitalin COVID-3, i prekur prej ditësh nga virusi, mirëpo nuk mundi të fitonte betejën duke u ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare.

Për 20 vite ai drejtoi Spitalin psikiatrik të Elbasanit ku u shqua për aftësitë e veçanta profesionale dhe komunikimin me pacientët. Doktor Shqerra lindi në Elbasan në një familje autoktone dhe me tradita.

Ai studioi në Fakultetin e Mjeksisë dhe u specializua në Degën e Psikiatrisë me rezultate të larta dhe më pas mori titujt akademikë. Shqerra dha një kontribut shumë të rëndësishëm në trajtimin dhe kurimin e qindra pacientëve shqiptarë me probleme të shëndetit mendor.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hiqmet shqerra hiqmet shqerra

Sondazh

Poll