Aktualitet

Sherri për një video në Tik Tok/ Rrahu këngëtarin Santi në mes të Tiranës, Finemi përfundon në polici si ‘palë e pr

11 Shkurt 2021, 08:34 Nga DOSJA
Sherri për një video në Tik Tok/ Rrahu këngëtarin Santi

TIRANË– Klejdi Degjoni, i njohur ndryshe edhe si reperi Finemi ka përfunduar në polici bashkë me shokët e tij, pas sherrit të bujshëm që ndodhi në mes të Tiranës. Dosja.al ka mësuar se dy ditë pasi videoja ku Finem shfaqej me dy miqtë e tij duke dhunuar këngëtarin e njohur si Santi, blutë kanë shoqëruar të gjithë grupin e të rinjve që dukeshin në video.

Mes tyre është edhe vetë Reperi Finem, emri i vërtetë i të cilit është Klejdi Degjoni. Të shoqëruarit e tjerë janë Doris Senka, Matteo Petaj, Malvin Dogjoni, Gianluca Shkoza, dhe Mateo Caka.

Por reperi Finem ka përfunduar në polic si i lënduar. Sipas njoftimit të policisë, Doris Senka, Matteo Petaj e Malvin Dogjoni, akuzohen se janë konfliktuar me reperi Finem, Klejdi Degjoni dhe dy të tjerët, Gianluca Shkoza e Mateo Caka.

Të shoqëruarit janë marrë në pyetje e janë lënë të lirë, duke u proceduar oenalisht. Nga ana tjetër, Dosja.al ka mësuar se shkak për sherrin është bërë një video në Tik Tok, por ende nuk dihet saktësisht së për cilën video bëhet fjalë.

Fillimisht në media u publikua se Finemi ka dhunuar reperin Don Xhoni, por ky i fundit mohoi gjithçka. 24 orë pasi pamjet filmike bënë xhiron e rrjetit, këngëtari Santi pranoi gjithçka publikisht. Me anë të një videoje ai zbuloi se si Finemi i kishte zënë pritë me shokët e tij dhe e kishte dhunuar, sapo kishte dalë nga emisioni ‘Zonë e lirë’.

(a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet finem finemi dhunon santin klajdi degjoni santi sherri mes repereve shoqerohet ne polici finemi finem finemi dhunon santin klajdi degjoni santi sherri mes repereve shoqerohet ne polici finemi

Sondazh

Poll