Aktualitet

Operacion kundër lojërave të fatit, arrestohen pronarë lokalesh në Dibër e Kukës, sekuestrohen makineritë

11 Shkurt 2021, 08:05 Nga DOSJA
Operacion kundër lojërave të fatit, arrestohen pronarë

KUKËS– Një person me inicialet J.B., është vënë në pranga dhe një tjetër me inicialet D.M., është proceduar penalisht pasi akuzohen se kanë ushtuar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Përmes njoftimit zyrtar, Policia e Kukësit bëri me dije se gjatë kontrolleve të ushtruara në qytetin e Bajram Currit është sekuestruar një pajisje minigaminator, e cila shërbente për ushtrimin e lojërave të palejuara të fatit.

Personi që kishte marrë me qira lokalin ku u gjet pajisja ishte ai me inicialet J.B., i cili u vu në pranga. Ndërsa pronari i lokali, personi me inicialet D.M., është proceduar penalisht.

Njoftimi i policisë Kukës. Drejtoria Vendore e Policisë Kukës vijon kontrollet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lojërave të fatit. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër. Sekuestrohet një paisje minigaminator. Efektikët e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, kanë vijuar punën për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, duke ushtruar kontrolle në 20 lokale.

Gjatë kontrolleve u konstatua një rast në qytetin e Bajram Currit, ku u arrestua në flagrancë shtetasi J. B., 28 vjeç, banues në fshatin Shoshan, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi në ambientet e një lokali që kishte marrë me qira ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Gjatë kontrollit në lokal u gjet dhe u sekuestrua një pajisje minigaminator, e cila shërbente për ushtrimin e lojërave të palejuara të fatit.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë pronari i lokalit, shtetasi D. M., banues në fshatin Rosujë, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Kukës do të vijojë punën për goditjen e veprimtarisë kriminale dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 129, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet goditen lojerat e fatit ne kukes kukes policia e kukesit goditen lojerat e fatit ne kukes kukes policia e kukesit

Sondazh

Poll