Aktualitet

Shkodra ‘nën’ ujë! Bashkia: 1800 hektarë tokë të përmbytura, evakuohen banorët, kërkohet ndërhyrje emergjente

11 Shkurt 2021, 07:47 Nga DOSJA
Shkodra ‘nën’ ujë! Bashkia: 1800 hektarë tokë

SHKODËR– Bashkia Shkodër ka dhënë njoftimin e përditshëm në lidhje me situatën që ndodhet zona pas reshjeve të shiut. Kështu, 1800 hektarë tokë janë ende nën ujë duke lënë fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore nën ujë.

Janë 6 shtëpi të përmbytura, duke bërë që familjet të evakuohen. Lëvizja në rrugën kryesore të Darragjatit është bërë e pamundur. Kërkohet ndërhyrje emergjente nga Bordi Rajonal Lezhë për të bërë të mundur mbylljen fundore të argjinatures së Darragjatit pasi uji vërshon në zonën e banuar. Bashkia kërkon që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.

NJOFTIMI:

Situata e përmbytjeve në Nj.A.Dajç datë 11.02.2021Hidrometri shënon 6.98 cm , me një rritje prej 11 cm në hidrometrin e Dajçit, 25 cm në vendin e quajtur Urrela të Shirqit në krahasim me 1 ditë më parë.– 1800 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore).
-Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësie e ujit arrin150 cm në rrugë.-Shtëpi të përmbytura 6– Prezencë uji në oborre 121 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 9, Rrushkull 12, Suka 9.-Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjien Mazija- Suka Dajç.-Është e pakalueshme rruga kryesore e Darragjatit dhe vetëm me mjete të tonazhit të lartëmund të lëvizet.-Kërkohet ndërhyrje emergjente nga Bordi Rajonal Lezhë për të bërë të mundur mbylljen fundore të argjinatures së Darragjatit pasi uji vërshon në zonën e banuar.-Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.– Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek Dispeçeri Mushan.-SPZ e zonës në gatishmëri .-Qendrat shendetësore në gatishmëri– Energji elektrike kemi në gjithë zonën, por me shkëputje.-Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m.-Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë mbetet parësore.

HARTA LIVE/ Mot i egër në vend, shirat e dendur përmbytin Vlorën e Shkodrën, Buna del nga shtrati, evakuohen dhjetëRa familje

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi shkoder moti i keq ne shqiperi shkoder

Sondazh

Poll