Aktualitet

Përmbytet Elbasani! Prefektura: Rënie inertesh në disa akse rrugore, mungon energjia elektrike në disa fshatra

11 Shkurt 2021, 08:27 Nga DOSJA
Përmbytet Elbasani! Prefektura: Rënie inertesh në disa akse

ELBASAN– Prefektura e qytetit të Elbasanit ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen që ndodhet zona pas përmbytjeve që kanë nisur mbrëmjen e djeshme. Kështu ata bëjnë të ditur se nga reshjet e dendura të shiut ka pasur rënie inertesh në disa akse rrugore, ndërsa në disa fshatra ka mungesë energjie. Në një biznes privat në zonë ka pasur prezencë uji për të cilën po punohet nga punonjësit e ASHP-së.

Në fshatra të Njesive Administrative Kodovjat të Bashkisë Gramsh, Shalës të Bashkisë Cërrik dhe Përparim të Bashkise Peqin ka pasur mungesë të energjisë elektrike.

NJOFTIMI I PREFEKTURËS:

Ne qarkun Elbasan gjate oreve te nates dhe mengjesit te sotem kemi pasur reshje shiu me intensitet te larte ne gjithe qarkun. Nga shirat e rene kemi pasur renie inertesh e aluvionesh ne disa prej akseve rrugore te cilat jane pastruar nga firmat kontraktuese. Ne nje biznes privat ne Nj.A Labinot Fushe kemi pasur presence uji per te cilen po punojne punonjesit e ASHP te bashkise Elbasan pasi ka nje kanal te bllokuar.Ne furnizimin me energji elektrike kemi nderprerje ne disa fshatra te Njesive Administrative Kodovjat te bashkise Gramsh, Shales te bashkise Cerrik dhe Perparim te bashkise Peqin. Po punohet nga punonjesit e OSHE per riparimin e defekteve.

HARTA LIVE/ Mot i egër në vend, shirat e dendur përmbytin Vlorën e Shkodrën, Buna del nga shtrati, evakuohen dhjetëra familje

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan moti i keq ne shqiperi elbasan moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll