Sport

Sherri Conte-Agnelli, tifozët e Juventusit peticion për të hequr yllin në stadium me emrin e trajnerit

10 Shkurt 2021, 17:39 Nga DOSJA
Sherri Conte-Agnelli, tifozët e Juventusit peticion për të hequr

TORINO-Sherri mes Antonio Conte dhe Andrea Agnelli në ndeshjen e Kupës së Italisë mes Juventus dhe Inter ka ringjallur pakënaqësinë e tifozëve të Juventusit ndaj ish-liderit të tyre, fillimisht kapitenit dhe më pas trajnerit të Zonjës së Vjetër. Gishti i mesit i treguar nga nga tekniku i Interit,ishte vetëm një nga episodet e një mbrëmjeje të jetuar në një mijë tensione. Në pjesën e parë, trajneri e kishte lënë veten të protestonte ashpër për një penallti të pa dhënë për një ndërhyrje ndaj Lautaro Martinez, gjë që pamjet filmike treguan se nuk ishte penallti.

Peticioni online për të hequr yllin e Conte në Stadium

Conte në fund të ndeshjes, duke folur për Rai Sport, argumentoi se duhet të ketë “më shumë sportivitet dhe respekt për ata që punojnë”, duke e bërë të qartë se ai nuk do të trajtohej mirë. Në sytë e shumë tifozëve të Juventusit ai tashmë ishte i papëlqyeshëm nga zgjedhja për të shkuar si trajner i Interit, ai që ishte gjithmonë i vlerësuar dhe i mbështetur nga publiku juventin dhe  tani ky episod i fundit menjëherë shkaktoi një peticion në platformën Change.org për të hequr yllin kushtuar ish numrit tetë të Juventusit, i pranishëm jashtë stadiumit Allianz dhe i cili, brenda disa orësh, gjeti aderimin e mijëra tifozëve. Nëse kjo do të ndodhte, do të ishte ylli i dytë i hequr pas kryengritjes popullore të Zbignieë Boniek.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport conte juventus conte juventus

Sondazh

Poll