Sport

VIDEO/ Inter shpërdoron dhe nuk bën mrekulli, Juventus prek për herë të 20-të finalen e Kupës së Italisë

9 Shkurt 2021, 21:48 Nga DOSJA
VIDEO/ Inter shpërdoron dhe nuk bën mrekulli, Juventus prek për

ITALI- Inter nuk bën mrekulli në ndeshjen e dytë të Kupës së Italisë përballë Juventusit. Takimi zhvilluar në “Allianz Stadium” përfundoi me shifrat 0-0,ndërkohë që takimi i parë në Milano kishte përfunduar me shifrat 1-2.

Miqtë shpërdoruan jo pak me Lautaro Martinez dhe me Lukakun, ndërkohë që Juventus hyri në lojë vetëm në minutat e fundit të pjesës së parë, teksa tentoi të vërë në vështirësi Handanovic me anë të Cristiano Ronaldos, por pa arritur të kërcënojë seriozisht kuadratin e portës zikaltër.

Vërshëllima finale la në fuqi barazimin pa gola, që dërgon Juventusin në finale për herë të 20-të në historinë e klubit, ndërsa Interi i Antonio Contes do të duhet të provojë gjithçka në kampionat, për të mos mbyllur një tjetër vit pa trofe.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter juventus inter juventus

Sondazh

Poll