Sport

VIDEO/ Conte i drejtoi gishtin e mesit Agnellit, presidenti i Juves i irrituar: “Fute ne b*thë atë gisht!”

10 Shkurt 2021, 09:00 Nga DOSJA
VIDEO/ Conte i drejtoi gishtin e mesit Agnellit, presidenti i Juves i irrituar:

ITALI-Pas Ligës së Kampionëve, Inter i dha lamtumirën një tjetër trofeu, pasi eliminohet në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë nga ana e Juventusit. Një ndeshje ku zikaltrit provuan me të gjitha mënyrat për të përmbysur humbjen 1-2,por nuk shkuan dot përtej një barazimi pa gola, që u jep bardhezinjve të drejtën të provojnë ngritjen lart të trofeut në finale.

Në përfundim të ndeshjes pati edhe një përplasje në distancë mes trajnerit të Interit, Antonio Conte dhe presidentit të Juventusit, Agnelli. Ky i fundit ka bërtitur në fundin e takimit me bardhezinjtë që kaluan në finalen e Kupës, duke u drejtuar tek Conte: “Gishtin fute në by… idiot”. Në mediat italiane u përfol se Conte kishte drejtuar gishtin e mesit nga pankina e Juventusit kur ishte mbyllur pjesa e parë, por ende nuk kishte asnjë imazh të kapur nga kamera.

Megjithatë në minutat e fundit janë publikuar edhe pamjet që tregojnë qartësisht se trajneri i Interit provokon ish-ekipin e tij. Për më tepër Conte ka folur edhe për edukatën pas përfundimit të ndeshjes kur është pyetur mbi përplasjen me Agnellin: “Ata duhet të thonë të vërtetën. Gjyqtari i katërt i dëgjoi të gjitha dhe e pa se çfarë ndodhi. Te Juventusi duhet të jenë më të edukuar”, ka thënë Conte.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport agnelli antonio conte inter juventus agnelli antonio conte inter juventus

Sondazh

Poll