Sport

Laçi, klubi i parë shqiptar që fiton gjyqin në FIFA, për transferimin e sulmuesit Xhejms

9 Shkurt 2021, 20:19 Nga DOSJA

KURBIN – Marrëdhëniet me FIFA-n dhe UEFA-n, janë një pikë e dobët e klubeve shqiptare. Mosnjohja e rregulloreve, kryesisht në lidhje me transferimet e lojtarëve, apo problemet në mangësitë e kontratave të ndërsjellta me lojtarët, përherë kanë penalizuar klubet shqiptare. Shembujt e Skënderbeut, Tiranës, Partizanit janë ndër më të freskëtit.

Por duket se këtë “mallkim” e ka thyer klubi i Laçit, që pak ditë më parë ka fituar një gjyq ndaj klubit azer Gabala. Drejtuesit kurbinas kanë bërë një padi në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve të FIFA-s për një parregullsi në lidhje me transferimin e ish-sulmuesit të tyre Xhejms Adenji.

Organi juridik i FIFA-s, pasi ka shqyrtuar dokumentacionin e paraqitur nga pala paditëse, i ka dhënë të drejtë klubit shqiptar, duke i kërkuar klubit azer të Gabalas shlyerjen e detyrimeve brenda 45 ditëve, shifër modeste prej rreth 2300 eurosh, por gjithsesi është një precedenti pozitiv për klubet shqiptare.

Ja përmbajtja e vendimit:
Vendimin i Nënkomisionit të Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve të FIFA-s për çështjen Ref. Nr. TMS 6438, që i përket KF Laçi kundër FK Gabala në lidhje me transferimin e lojtarit Segun James Adeniyi.

Nëpërmjet këtij vendimi është vendosur:

Pranimin e padisë së Paditësit KF Laçi.

Detyrimin e të Paditurit FK Gabala, t’i paguajë Paditësit:
– 2,005 Euro kontribute solidariteti plus 5% interesa në vit deri në datën e kryerjes së pagesës si më poshtë:
– për shumën 1,002.5 Euro që nga 31 gusht 2018;
– për shumën 501.25 Euro që nga 3 mars 2019;
– për shumën 501.25 Euro që nga 31 gusht 2019.

Paditësi duhet t’i njoftojë menjëherë të Paditurit numrin e llogarisë bankare, në të cilën i Padituri duhet të kryejë pagesën.
I Padituri duhet të vërtetojë kryerjen e pagesës në postën elektronike në adresën [email protected]

Në rast se shuma objekt detyrimi, (përfshirë të gjithë interesin e zbatueshëm) nuk paguhet nga i Padituri brenda 45 ditëve, nga njoftimi i numrit të llogarisë bankare nga ana e Paditësit, do të lindin pasojat e mëposhtme:

Të Paditurit do t’i ndalohet regjistrimi i lojtarëve të rinj si në nivel kombëtar ashtu dhe në nivel ndërkombëtar për 3 sezone transferimi të njëpasnjëshme.

Ndalimi do të hiqet menjëherë, pas konfirmimit që shuma e duhur (përfshirë të gjithë interesin e zbatueshëm) është marrë nga Paditësi.
Në rast të mos pagimit në kohë, çështja do t’i përcillet Komisionit të Disiplinës në FIFA për vendimmarrje.
Palët nuk kanë kosto procedurale.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport klubi i lacit klubi kurbinas xhejms adenji klubi i lacit klubi kurbinas xhejms adenji

Sondazh

Poll