Sport

Mesi do të paguaj 370 milionë euro taksa për kontratën e re…

10 Shkurt 2021, 17:18 Nga DOSJA
Mesi do të paguaj 370 milionë euro taksa për kontratën e

SPANJE – Publikimi i kontratës së Lionel Mesit nga e përditshmja spanjolle “El Mundo”, është çështje e ditës që prej atij momenti. Pas nënshkrimit të kontratës katër vjeçare më 2017, vlera e saj ishte 555 milionë euro dhe se kjo kontratë do të skadojë në verë.

Megjithatë, jo të gjitha këto para do të shkojnë në xhepin e Mesit, pasi që deri me tani ai do të paguajë në total 370 milionë euro taksa, për periudhën 4-vjeçare. Kjo shifër përfshin taksën në të ardhura që është 275 milionë euro, plus taksa të tjera.

Nga të ardhurat e tij fikse, prej rreth 138 milionë euro në vit, Mesi ka paguar 70 milionë euro taksa çdo vit. Kjo bën që “Pleshti” të jetë njëri prej kontribuuesve më të mëdhenj si individ në buxhetin financiar të Spanjës.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll