Sport

U kërcënua për penalltinë që dha në ndeshjen Real Madrid-Juve, arbitri Clattenburg tregon prapaskenën me kolegun e tij: U

9 Shkurt 2021, 18:59 Nga DOSJA
U kërcënua për penalltinë që dha në ndeshjen Real

ANGLI-Historia e gjyqtarit Mike Dean po trondit futbollin anglez. Arbitri ka marrë kërcënime me vdekje pas disa vendimeve të marra në ndeshjen midis West Ham dhe Fulham, veçanërisht për kartonin e kuq ndaj mesfushorit Tomas Soucek dhe ka kërkuar që të mos arbitrojë në Premier League fundjavën e ardhshme. Një tjetër bilbil anglez, Mark Clattenburg, ndërhyri në këtë çështje, i cili në një letër për “Daily Mail” e përshkroi ditën e tij në fushë si “një jetë me frikë”.

“Jam mësuar të marr letra në shtëpinë time. Kam marrë fyerje dhe kërcënime të ndyra”. Pastaj ai tregon një anekdotë: “Arbitri Michael Oliver duhej të transferonte familjen e tij nga shtëpia pas ndeshjes në të cilën Juventus u eleminua nga Champions League nga Real Madrid në 2018”

Oliver dhe gruaja e tij Lucy, gjithashtu një arbitre futbolli, u fyen dhe u kërcënuan me vdekje nga tifozët, të cilët lëshuan të gjithë zemërimin e tyre në rrjetet sociale. Ata ishin të zemëruar kundër vendimit të arbitrit, i cili në minutën e 93-të i dha penallti Real Madrid, realizuar më pas nga Cristiano Ronaldo dhe që i kushtoi bardhezinjëve eleminimin nga Champions League. Pas ndeshjes Gigi Buffon, i ndëshkuar me karton të kuq për protesta, kritikoi rëndë arbitrin dhe e akuzoi atë, ndër të tjera, se kishte “një kazan plehrash në vend të zemrës”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus real madrid juventus real madrid

Sondazh

Poll