Sport

Vetëm 25 vjeç, gjendet e pajetë në apartament ish-partnerja e Jerome Boateng

10 Shkurt 2021, 12:34 Nga DOSJA
Vetëm 25 vjeç, gjendet e pajetë në apartament

GJERMANI-Lajme tragjik për mbrojtësin e Bayern Munchen Jerome Boateng: ish-partnerja e tij Kasia Lenhardt u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Berlin. Trupi i vajzës, e cila ishte vetëm 25 vjeç, u gjet e pajetë nga policia. Të dy u ndanë në 2 Shkurt, ndërsa lojtari përdori rrjetin e tij social Instagram për të bërë publike ndarjen e tyre:”Siç dihet, unë i kam dhënë fund marrëdhënies me Kasia Lenhardt.

Nga tani e tutje ne do të ndjekim rrugët tona. I kërkoj falje të gjithëve që lëndova sidomos ish-bashkëshorten  time Rebecca dhe fëmijët tanë. Edhe unë jam i zhgënjyer nga vetja. Një burrë duhet të marrë përgjegjësinë dhe të veprojë në interes të familjes së tij dhe unë po e bëj tani. Kasias i uroj më të mirën. Jerome Boateng ”.

Kasia Lenhardt u bë e famshme në 2012 pas pjesëmarrjes së saj në shfaqjen televizive të Gjermanisë Next Top Model. Për të konfirmuar lajmin tragjik të vdekjes ishte kolegia modelja Sara Kulka, e cila në Instagram komentoi: “U prefsh në paqe. Ishe një person i mrekullueshëm, më mungon shumë dhe do kisha dashur të të thosha lamtumirë”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport jerome boateng kasia lenhardt jerome boateng kasia lenhardt

Sondazh

Poll