Sport

Surpriza në Kupën e Kosovës, eliminohen kampionët e Dritës dhe nënkampionët e Gjilanit…

10 Shkurt 2021, 17:22 Nga DOSJA
Surpriza në Kupën e Kosovës, eliminohen kampionët e

KOSOVE – Futbolli në Kosovë, pas pushimeve dimërore, ka nisur me ndeshjet 1/8 finale për Kupën e Kosovës, ku nuk kanë munguar eliminimet e bujshme. Nënkampionët e Gjilanit janë befasuar nga skuadra e Istogut, e cila fitoi 2-0 me gola të realizuar në fillim të pjesë së dytë.

Ndërkohë, skuadra e Feronikelit, që drejtohet nga Klodian Duro, edhe pse me vështirësi, ia arriti të kualifikohet “in extremis”, pasi fitoi 1-0 ndaj Arbërisë në një ndeshje mjaft të luftuar.

Në çerekfinale do të jenë edhe Trepça ’89 që fitoi 4-0 ndaj Ferizajt dhe skuadra inferiore A&N që mundi 1-0 skuadrën kryeqytetase të Flamurtarit. Çerekfinalet e Kupës së Kosovës do të plotësohen me fituesen e çiftit Dukagjini-2 Korriku, ndeshje që do të luhet nesër.

Ndërkohë, dje, skuadra e Prishtinës, fituese e Superkupës së Kosovës pak ditë më parë në Antalia të Turisë, ka eliminuar skuadrën e Dritës së Gjilanit, të cilët janë edhe kampionët në fuqi të Kosovës. Skuadra kryeqytetase fitoi 1-0 në kohën shtesë.

Gjithashtu, edhe në ndeshjen Llapi-Ballkani nuk mjaftuan 90 minutat për të përcaktuar skuadrën fituese. Në shtesë, Llapi fitoi 1-0. Edhe Drenica është kualifikuar për në çerekfinale, pasi fitoi 4-0 ndaj Ulpijanës.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport eliminohet drita eliminohet gjilani kupa e kosoves eliminohet drita eliminohet gjilani kupa e kosoves

Sondazh

Poll