Aktualitet

Dyshohet se i preu fytin të ëmës në Malësinë e Madhe, zbardhet dëshmia e djalit: Atë natë isha te njerëzit e babit

10 Shkurt 2021, 13:20 Nga DOSJA
Dyshohet se i preu fytin të ëmës në Malësinë e

MALESI E MADHE- Djali i Violeta Gurraj, gruaja që u gjet e vrarë në banesën e saj në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe ka dhënë dëshminë e tij.

Djali i viktimës, Franc Gurraj ka deklaruar që nuk është ai personi i cili ka telefonuar policinë lidhur me ngjarjen e rëndë. Franc Gurraj momentalisht është një prej të dyshuarve të kësaj vrasje, por ai vetë në dëshminë e tij ka hedhur poshtë çdo dyshim të tillë.

I riu ka deklaruar se me datë 4 shkurt 2020 ka dalë nga paraburgimi ku ndodhej në burgun e Tiranës prej më shumë se një muaji si i dyshuar për lëndë narkotike.

Gjykata e Tiranës i ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Mbrëmjen e 4 shkurtit, ai thotë se e kaloi në Tiranë, por në pamundësi për të qëndruar më atje më 5 shkurt është shoqëruar nga policia tek shtëpia e gjyshërve në Bajzë tek njerëzit e babait.

Besohet se ngjarja mund të lidhet me shkaqet e konflikteve brenda familjes e për këtë pasojë mund të jetë vrarë. 48 vjeçarja rezulton se ka tentuar dhe dy herë vetëvrasjen ndaj dhe fillimisht u mendua për një vetëvraje. Violeta Gurraj u gjet me fytin e çarë dhe me flokët e prera.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet franc gurraj violeta gurraj franc gurraj violeta gurraj

Sondazh

Poll