Aktualitet

EMRAT/ Tentuan të grabisnin makinën në Fushë Krujë, arrestohen në flagrancë dy të rinjtë, përdorën bllokues valësh p

10 Shkurt 2021, 12:45 Nga DOSJA
EMRAT/ Tentuan të grabisnin makinën në Fushë Krujë,

TIRANË– Dy persona të identifikuar si Igli Sulejmanasi dhe Enxhi Moçi, të dy banues në Kamëz janë vënë në pranga, pasi akuzohen se kanë tentuar të vjedhin një makinë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Fushë Krujë, paraditen e sotme.

Sulejmanasai dhe Moçi kanë ruajtur makinën të cilës ‘ia kishin vënë syrin’ për ta vjedhur dhe në momentin që pronari i makinës, me inicialet K.Xh., ka dalë nga ajo dhe është larguar, të rinjtë janë futur brenda saj duke përdorur bllokues valësh.

Por plani për të grabitur paratë që ndodheshin në koskot ka dështuar. Një efektiv i policisë rrugore që po vendoste gjoba për parkim të gabuar ka pikasur lëvizjet e dyshimta t të rinjve dhe u ka bërë thirrje që të ndalonin. Më pas, pranë tyre janë afruar edhe forca të tjera policore dhe Igli Sulejmanasi e Enxhi Moçi janë arrestuar. Dyshohet se dy të rinjtë janë pjesë e një grupi grabitësish dhe po hetohet për të identifikuar të tjerët.

Njoftimi i policisë: Përdornin bllokues valësh në momentin e mbylljes së mjetit dhe tentuan të vidhnin para brënda në mjet, por u pikasën nga Policia dhe u vunë në pranga 2 shtetas. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë u arrestuan në flagrancë shtetasit E. H.(M)., 26 vjeç dhe I. S., 24 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, pasi në Fushë Krujë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vjedhin një shumë lekësh brënda automjetit në pronësi të shtetasit K. Xh., duke përdorur një bllokues valësh në momentin e mbylljes së mjetit, por janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, të cilët kanë bërë kapjen në flagrancë dhe shoqërimin e tyre në ambientet e Policisë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enxhi moçi fushë-krujë igli sulejmanasi tentative grabitjeje ne fushe kruje enxhi moçi fushë-krujë igli sulejmanasi tentative grabitjeje ne fushe kruje

Sondazh

Poll