Aktualitet

“Donte të më puthte”/ Bëri lëmsh kazinonë tek ish-treni para shtatë vitesh dhe ngacmoi punonjësen, ekstradohet drejt

10 Shkurt 2021, 12:55 Nga DOSJA
“Donte të më puthte”/ Bëri lëmsh kazinonë

TIRANË– Marjan Xhepexhiu, 33 vjeç, i shpallur në kërkim prej shtatë vitesh pasi akuzohet se ka plagosur një person në vitin 2014, është ekstraduar drejt Shqipërisë.

Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se Xhepexhiu është ekstraduar nga Italia, aty ku qëndronte në arrati prej shtatë vitesh. 33-vjeçari rezulton i dënuar me 4 vite burg, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Njoftimi nga Interpol Tirana: Vijon bashkëpunimi me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Falë bashkëpunimit me autoritetet italiane është ekstraduar drejt Shqipërisë, shtetasi Marjan Xhepexhiu, 33 vjeç. Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Itali, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite burg, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Shtetasi Marjan Xhepexhiu, ka plagosur me mjet të fortë një shtetas, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Por çfarë bëri saktësisht Xhepexhiu, ç’ndodhi në një prej kazinove të Tiranës në vitin 2014?

Një nga vajzat e punësuara si operatore në kazinonë ku ndodhi plagosja, A.Mustafaj, rrëfeu se si Xhepexhiu bashkë me një shokun e tij, të identifkuar si Julian Tusha janë futur brenda kazinosë të dehur dhe kanë tentuar të puthin. Ajo tregonte se Xhapexhiu mbante me vete një kaçavidë dhe e ka tërhequr nga krahu për ta puthur.  Dy djemtë edhe pse u këshilluan nga rojet e sigurisë të largohen me qëllim që të mos shkaktonin situatë të pakëndshme, kanë bërë të kundërtën. Njëri prej tyre ka nxjerrë nja kaçavidë që mbante me vete dhe e ka goditur rojen, duke i shkaktuar dëmtime  të cilat janë konsideruar të rënda nga prokuroria dhe gjykata.

 “Në orën 06.45 unë kam shkuar në punë. Unë kam punuar tek “Adriatik Games”, tek treni. Kam filluar punë në shtator 2014 deri në 20 maj 2015, me punë operatore. Marjani ka qenë në lokal vet i tretë dhe kur unë po merrja  turnin ata kanë kërkuar lekët dhe kanë kërkuar të vazhdonin të pinin, unë i thashë nuk ka. Marjani ishte i pirë. Kur jam afruar te tavolina për të pastruar tavllën Marjani më ka kapur dorën dhe deshte të më puthte. Unë tërhoqa dorën dhe u largova. Më pas njoftova shefin e sallës dhe janë njoftuar punonjësit e sigurisë. Marjanin nuk e njihja, ishte hera e parë që e shihja…. Kur  kanë ardhur të sigurisë Marjani ka dalë i pari ndërsa djali tjetër dhe vajza kanë qenë brenda. Më pas edhe ata kanë dalë jashtë. Kur kam dalë jashtë kam parë që po rriheshin dhe pash që badiguardi ishte goditur dhe në atë kohë më ka rënë të fikët. Më pas ka ardhur policia dhe kemi shkuar në komisariat kemi dhënë dëshmi,”- tregonte Mustafaj.

Nga ky sherr i ndodhur në kazinonë “Admiral” në bulevardin ‘Zogu i Parë” mbetën të plagosur me grushte dhe sende të forta nga Xhepeshiu e Tusha, punonjësit e sigurisë së kazinos, Agron Teqja dhe Roland Spiro. Gjykata dënoi Xhepexhiun me katër vite burg, por në rrethana të paqarta, i riu mundi të largohej drejt Italisë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekstradohet marjan xhepexhiu marjan xhepexhiu ekstradohet marjan xhepexhiu marjan xhepexhiu

Sondazh

Poll